PROJEKTI TRAJNUES I SESP: Negociatat kolektive në epokën digjitale

DIGITAL email keyboard

Sigurim që punonjësit në shërbimet publik të përfitojnë nga digjitalizimi

Teknologjitë e reja mund të ketë ndikim në pothuajse çdo aspekt të punësimit, duke përfshirë ndryshime të rëndësishme në kërkesat e punës, duke rritur aftësinë e punëdhënësit për të monitoruar dhe kontrolluar ngarkesat e punës. Mund të rezultojë me një kapacitet më të madh për praktika të tilla si puna nga shtëpia ose të krijoj presione që ndërhyjnë më thellë në jetën personale të punëtorit. Përmes marrëveshjeve kolektive, sindikatat për shërbime publike mund të angazhohen për të siguruar që punëtorët përfitojnë falë teknologjisë së re dhe që interesat e tyre të mbrohen.

Për këtë arsye, SESP ka përpiluar këtë projekt trajnimi, që të ndihmojë bashkëpunëtorët në zhvillimin e politikave të negociatave kolektive që të udhëheqin sa më mirë këto sfida. Qëllimi i trajnimit është t'u ofroj pjesëmarrësve një kuptim më të qartë të natyrës së sfidave të tilla si dhe implikimeve të tyre për të ardhmen e negociatave kolektive si mjet për rregullimin e sistemit  të ri të punës.

Do të ketë pesë seminare rajonale të trajnimit që do t'u mundësojnë përfaqësuesve të punonjësve të diskutojnë dhe të shkëmbenë informata se si të zhvillojnë strategji praktike për negociata kolektive për çështjet kyçe, duke përfshirë:

  • të drejtat e informimit dhe konsultimit;
  • trajnim;
  • barazia gjinore;
  • mbrojtjen dhe kontrollin e të dhënave;
  • mbikqyrja dhe navigacioni;
  • organizimi i punës;
  • e drejta për t'u lidhur/çkyqyr;
  • siguria dhe shëndeti; dhe
  • orari i punës dhe barazia jetë-punë

Modulet e përfshira në trajnim, do t'u mundësojnë pjesëmarrësve që të:

• kuptojnë ndikimin e teknologjive digjitale në vendet e punës, kushtet e punës dhe të drejtat e punëtorëve dhe si bisedimet kolektive ndërsektoriale dhe sektoriale janë zhvilluar dhe adresuar;

• analizojnë dhe krahasojnë modelet dhe zgjidhjet për t'u marrë me aplikimin e teknologjive të reja përmes marrëveshjeve kolektive; dhe

• të hartojnë zgjidhjet konkrete dhe strategjitë praktike për të tejkaluar problemet si dhe për të bërë më të mirën brenda mundësive që rrjedhin nga digjitalizimi.

Secili nga seminaret rajonale do të përfshijnë  deri në 40 pjesëmarrës. Seminarët trajnues do të jenë të hapura për filialet e SESP-së dhe në veqanti:

  • delegatët e sindikatave të përfshira në negociata kolektive në nivele të ndryshme
  • përfaqësues nga departamentet kolektive të filialeve të EPSU-së
  • përfaqësues nga këshillat evropian të punës

SESP është duke i zhvilluar modulet e trajnimit në partneritet me Ecorys dhe WMP, dy organizata me përvojë të konsiderueshme në ofrimin e trajnimeve për sindikatat dhe anëtarët e këshillit evropian të punës. Gjatë muajve në vijim do të hartojnë programin e trajnimit në konsultim me SESP. Gjatë rrjedhës së projektit ata gjithashtu do të zhvillojnë një udhëzues trajnimi, i cili do t'u ofrohet në dispozicion të të gjithë bashkëpunëtorëve.

Në muajin dhjetor 2020, pas përfundimit të pesë seminareve është planifikuar një konferencë përfundimtare, e cila do të ofrojë mundësi për të rishikuar projektin, për të diskutuar draftin e udhëzuesit të trajnimit dhe planin për përcjelljen e veprimeve.

A keni ndonjë praktikë/model interesant? Na njoftoni!

A keni ndonjë praktikë/marrëveshje/fushatë kolektive interesante për të formuluar prezentimin e teknologjisë së re digjitale përmes marrëveshjeve kolektive? Na njoftoni! Trajnerët do të përdorin të gjitha praktikat inovative të mbledhura deri më tani për të përgatitur dhe zhvilluar modulet e trajnimit! Ju mund t'i dërgoni ato në lscarpiello@epsu.org

Ku dhe kur

Seminaret regjionale

Shtetet

Gjuhët - përkthimet

Bukuresht 24-25 Shtator 2019

Shqipëria, Azerbaixhani, Bullgaria, Kazakstani, Kyrgjystani, Moldova, Rumania, Rusia, Taxhikistani, Turqia

Anglisht, Shqip, Bullgarisht, Rumaniansht, Rusisht, Turqisht

Lisbon 19-20 Nëntor 2019

Qipro, Greqia, Irlanda, Israeli, Italia, Malta, Portugalia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar

Anglisht, Greqisht Italisht, Portugalisht, Spanjisht

Ljubjanë 21-22 Janar 2020

Austria, Bosnia dhe Hercegovina,  Kroacia, Gjermania, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia veriore, Sërbia, Sllovenia, Zvicrra

Anglisht, Gjermanisht, Maqedonisht, BHSM, Sllovenisht

Stokholm 17-18 Mars 2020

Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Islanda, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Suedia

Danisht, Anglisht, Finlandisht, Frengjisht, Suedisht

Varshavë 19-20 Maj 2020

Armenia, Bellarusia, Republika Çeke, Estonia, Gjorgjia, Hungaria, Latvia, Lituania, Polonia, Sllovakia, Ukraina

Anglisht, Çekisht, Hungarisht, Polonisht, Rusisht

SESP pret që sindikatat e anëtarësuara të mbulojnë shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit të pjesëmarrësve të tyre. Financimi nga Komisioni Evropian do të na mundësojë të mbulojmë shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit të disa nga delegatët. Detajet e sakta pë secilën mbledhje do të jenë në dispozicion kur të dërgohen ftesat formale.

Për më shumë informata mund t'a kontaktoni: Luca Scarpiello (lscarpiello@epsu.org)

Këto takime janë pjesë e projektit të financuar nga Komisioni Evropian.

European Public Service Union (EPSU)

Sindikata evropiane e shërbimeve publike (SESP)

EPSU leaflet - EN - FR - DE - ES - IT

More like this

Collective bargaining in the digital age - regional seminar 1

EPSU Training Project - 1st Regional Seminar, Bucharest

IBIS hotel Bucharest Palatul Parlamentului City Centre

82-84 Izvor Street, București 030167

Countries: Albania, Azerbaijan, Bulgaria, Kazakhstan, Kyrgyzstan, Moldova, Romania, Russia, Tajikistan, Turkey.

Interpretation: English, Albanian, Bulgarian, Romanian, Russian, Turkish.

Collective bargaining in the digital age - regional seminar 2

EPSU Training Project - 2nd Regional Seminar, Lisbon

Holiday Inn Lisbon Continental, R. Laura Alves 9, 1069-169 Lisbon

Countries: Cyprus, Greece, Ireland, Israel, Italy, Malta, Portugal, Spain, UK

Interpretation: English, Greek, Italian, Portuguese, Spanish